Ministri Lleshaj reagon për policin pervers

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një reagim në Twitter u është përgjigjur akuzave të opozitës për rastin e policit në Malësi të Madhe që akuzohet për pedofili dhe kërcënim ndaj një minoreneje.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”,- shprehet ministri Lleshaj.

Më herët përfaqësues të mazhorancës kërkuan që ministri të largohej nga detyra për shkak të skandalit në Malësinë e Madhe.