Meta në 405 vjetorin e themelimit Tiranës si qytet

Presidenti Meta ka postuar për 99 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet një mesazh në facebook:

Në 405-vjetorin e themelimit si qytet dhe me rastin e 99-vjetorit të shpalljes si kryeqytet të Shqipërisë, pata nderin e veçantë të uroj sot nga “Sofra Tiranase” komunitetin e mrekullueshëm tiranas: Gëzuar ditëlindjen e Tiranës sonë të dashur dhe shpalljen e saj kryeqendër të shqiptarisë!
Traditat e shkëlqyera tiranase si bujaria, mikpritja dhe solidariteti njerëzor ishin dhe mbeten faktorë për bashkimin e shqiptarëve të të gjitha trojeve në një diversitet kulturor të larmishëm dhe harmonik.
Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, pata gjithashtu kënaqësinë të vlerësoj kryetarin e shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj me titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.