Mesazhi i Dua-s pasi fitoi dy çmime “Grammy”: S’ka rëndësi nga vini

”Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë storie të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e leni të ndikojë në ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni”, janë fjalët e Dua-s, pasi shkroi histori në ceremoninë e çmimeve ”Grammy Awards 2019”. Edhe pse Dua u zgjat pak, e kuptueshme për dikë që ka fituar një Grammy për herë të parë, fansat dhe publiku e pëlqyen fjalimin e saj, madje kanë kritikuar online organizatorët e eventit pasi u duk sikur donin t’ja mbyllnin fjalimin Dua-s përpara kohe.

Mesazhi i plotë

Oh Zot, nuk di nga t’ja filloj. Fillimisht dua të them se sa e nderuar jam që isha e nominuar mes këtyre artisteve të jashtëzakonshme, këtë vit ja kemi dalë të rritemi më shumë. Unë dua të falenderoj fansat e mi, kolegët, bashkëpuntorët dhe familjen time, e cila është këtu me mua sonte.

Një gjë tjetër që dua vërtetë ta them është se nëse ende nuk e keni kuptuar sa të veçante jeni, nga historia dhe e kaluara unike që keni ose nga një emër që nderon rrënjët tuaja…duhet thjesht ta dini që pavarësisht se nga vini, në çfarë besoni apo çfarë sfondi keni, mos lejoni asgjë nga këto të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja sepse ju e meritoni.

Unë jam provë e gjallë që ju mund të bëni çfarë që mendja juaj thotë që mund ta bëni, unë besoj tek ju!