Lame: Praktikisht ALUIZNI po jeton ditët e veta të fundit

Procesi i legalizimeve është një nga betejat e fituara të kësaj qeverie, thotë kreu i ALUIZNI-t Artan Lame.

Lame: Me arritjen e shifrës 170 mijë legalizime nuk vëmë më në diskutim faktion se ky proces ishte një nga betejat e fituata të kësaj qeverisje. Praktikisht ALUIZNI po jeton ditët e veta të fundit.

I ftuar në Ora News, Lame sqaroi edhe shqetësimin e ngritur prej tij për mos hipotekimin e institucuioneve shtetërore.

Lame: Regjistrimi i pronës shtet është freni i fundit për të ndaluar plaçkitjen, zhdukjen dhe tretjen e pronës shtet i asaj që ka mbetur. Pronat nuk janë regjistruar për dy arsye. E para, është e vetmja mënyrë për ta plaçkitur sa të jetë e mundur dhe dyta neglizhencë.Nëse shumë prona shtet sot dalin me pronarë që bien nga qielli do të ishin regjistruar dhe vertifikuar asnjë institucion tjetër nuk do të lozte me to si prona pa zot.ALUIZNI ka 20 Drejtori rajonale nga të cilat vetëm dy janë të vetat me certifikatë, të gjitha të tjera me qira. Shteti pasi ç’bëri të gjithë pronat e veta, tani nuk ka ku të fusë as zyrat e veta.

Lame foli edhe për banoërt e Astirit, rezistenca e të cilëve vijon prej gati 100 ditësh kundër shembjes së banesave të tyre.

Lame:  Aty ishin 140 objekte në proces legalizimi nga të cilat vetëm 30 ishin të legalizuara. Shumica e tyre në mënyrë të dyshimtë. 20 e ca objekte ishin legalizuar në qershor, korrik, gusht të 2013, e fundit farë në 9 shtator të 2013.Është një grup i cili pati këto problematika.  Edhe sikur ta shpronësojnë shtëpinë se këtu kalon rruga është një stres i madh, jo më kur pasi ke hedhur para do të duhet të ikësh pa marrë dëmshpërblim sepse objekti është i paligjshëm. 

Është normale mërzia dhe dufi i tyre. Ndoshta po ta kisha dhe unë vetë shtëpinë aty, unë vetë nuk kam ndërtuar ndonjëherë pa leje, por mund të isha dhe unë atje me ata njerëz. Qeveria bëri maksimumin e mundshëm duke ofruar qira afatgjatë, banesa sociale.Këto ditë jemi sërish me Erionin në bashkëpunim për të gjetur një grup tjetër familjesh, të cilët meqenëse mund të jepet një leje ndërtimi në një zonë mbrapa, të gjejmë një mënyrë që ndërtuesit të përfshijnë një pjesë të tyre që kanë pjesë të trojeve aty në ato banesa.Janë të gjitha zgjidhje të pjesshme për të ulur dhimbjen.

Pyetje: Ka pasur banorë që e kanë pranuar këtë lloj bashkëpunimi?

Lame: Sa të duash, është normale.

/Ora News