Krimet pranojnë kërkesën e Tahirit, ja çfarë ndodh me gjykimin

Gjykata për Krime të Rënda, pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.

Pas daljes nga Gjykata për Krimet e Rënda, Tahiri tha se: ”Akuza të padrejta dhe skandaloze ndaj meje. I falënderoj të gjithë pa masë që më kanë treguar që ia vlen të presësh për atë ditë që vjen drejtësia. Për mua ka rëndësi drejtësia dhe që kësaj maratone t’i shkojmë më në fund drejt finishit”, u shpreh ai në një deklaratë para mediave.

Pyetjes së nëse do t’i rikthehet sërish politikës ai tha se “ka kohë për të gjitha”.