Knut Fleckenstein: Reforma elektorale të jetë gati për zgjedhjet lokale

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shprehet i qartë për ecurinë e reformës elektorale dhe për mirë menaxhimin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Felckenstein, kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale. Ndërsa për fondet e IPA, Fleckenstein e vë theksin tek mirë menaxhimi i fondeve të BE. Pak ditë më parë Parlamenti Evropian, ka miratuar ligjin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Janë fonde të para-aderimit, të cilat kanë për qëllim investimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Menaxhimi i këtyre fondeve është i një rëndësie primare. Për këtë arsye janë Bashkimi Evropian ka ndryshuar edhe rregullat e menaxhimit të funksionimit të fondeve që japin. Ato do të monitorohen në mënyrë të rreptë nga ana e Bashkimit Evropian. Bashkë me menaxhimin e fondeve IPA, Parlamenti Evropian është e interesuar që Shqipëria dhe Maqedonia të plotësojë edhe kriteret e përcaktuar nga BE. Këtu përfshihet edhe reforma elektorale. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Felckenstein, kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale. Ndërsa për fondet e IPA, Fleckenstein e vë theksin tek mirë menaxhimi i fondeve të Bashkimi Evropian.

Intervista e plotë:

Reforma zgjedhore ka hyrë në një fazë shumë interesante, ka hyrë në ngërç pasi drafti është diskutuar. Çfarë mendoni në lidhje me të? A duhet të ratifikohet kodi i ri nga partitë para zgjedhjeve lokale?

Po sigurisht! Presim që shumica në parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë e dy grupimeve të komitetit ad-hoc, në mënyrë që tashmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale.

Parlamenti Evropian ka kaluar procesin e IPA III. Çfarë do të thotë për Shqipërinë?

Po, është e vërtetë, Asistenca e Para-Anëtarësimit III (IPA) për periudhën 2020-2027 u miratua nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian me një shumicë domethënëse. Unë jam shumë i kënaqur me pozitën e negociuar. Kam arritur të nxjerr disa pika kryesore, që përfshin sigurimin që fondet e IPA-s të arrijnë të gjitha rajonet, jo vetëm ato që preferohen nga qeveritë. Së dyti, ne duam të forcojmë dimensionin social të fondeve IPA. Ne shohim se ekonomitë në Ballkanin Perëndimor po rriten ngadalë por pa probleme, por kushtet e jetesës për njerëzit nuk po përmirësohen. Procesi i pranimit duhet gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve, në mënyrë që njerëzit e rinj dhe të arsimuar të mos largohen nga vendi i tyre. Mendoj se kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe për përfituesit e tjerë të fondit.

Lidhur me presidencën rumune të Bashkimit Evropian. A besoni se Rumania do të marrë ndonjë hap të posaçëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Maqedoninë për negociata të hapura me BE-në?

Qeveria rumune na siguroi se ata do të kujdesen dhe do të bëjnë atë që mund të bëjnë, për ta shtyrë këtë temë në agjendën e presidencës aktuale. Megjithatë, në fund të ditës, Këshilli, pra që do të thotë shtetet anëtare, do ta vendosin këtë gjë.

Komisioni Evropian shton lekët për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor

Me një votim në Komitetin e Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme, është bërë e mundur rritja e Fondeve IPA III, për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor. Me këtë votim, në arkën e këtyre vendeve do të fillojnë të shtohen para të tjera, të cilat do të mundësojnë rritjen e investimeve. Këto para janë shuma të cilat vijnë si fonde për fazën e para-aderimit. I pari që e ka përshëndetur këtë votim, ishte, Grupimi Social-Demokrat i Parlamentit Evropian, si dhe raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. Social Demokratët Evropian: Bashkimi Evropian duhet të mbetet mbështetësi më i madh i reformave politike dhe ekonomike në vendet kandidate Sot, komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme votoi mbi instrumentin e ri financiar, instrumentin e ashtuquajtur “Ndihma Para-Anëtarësuese” (IPA III) e përkushtuar për të mbështetur vendet kandidate potenciale, gjatë buxhetit të ardhshëm afatgjatë të BE 2021-2027. Duke qenë një grup pro-zgjerues, Socialistët dhe Demokratët siguroheshin që fondet e para-pranimit të përputhen me nevojat e vendeve kandidate, duke mbështetur reformat politike dhe ekonomike dhe duke i përgatitur ato për të drejtat dhe detyrimet që vijnë me anëtarësimin në BE. Knut Fleckenstein, bashkë-raportues i Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit dhe zëdhënës i Social Demokratëve për çështjet e jashtme tha: “Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh i vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në Ballkanin Perëndimor edhe në aspektin financiar. Propozimi i Komisionit Evropian për të rritur zarfin e fondeve të para-aderimit në buxhetin 2021-2027 në 14.5 miliardë euro është një fillim i mirë. Megjithatë, ne presim që BE të jetë më ambicioze, pasi fondet e para-pranimit janë një investim afatgjatë në të ardhmen evropiane të të dy vendeve të zgjerimit dhe vetë BE-së. “Sot arritëm të theksonim pesë prioritete. Ne forcojmë dimensionin social të politikës së zgjerimit dhe sigurohemi që fondet e IPA-së të shpërndahen në mënyrë jo-diskriminuese, duke arritur në të gjitha rajonet dhe duke mos u shpërndarë nga qeveritë sipas interesit politik. “Ne gjithashtu forcuam kushtëzimin në mënyrë që të jemi në gjendje të reagojmë ndaj zhvillimeve politike, gjë që na lejon të pezullojmë një vend në rast të shkeljeve të të drejtave të njeriut ose sundimit të ligjit. Për më tepër, ne e forcuam qëndrimin e Parlamentit Evropian në mënyrë që të ketë një reagim, kur bëhet fjalë për rishikimin e instrumentit dhe përfituesve të tij. Dhe së fundi ne kemi vënë shikueshmërinë e fondeve IPA në listën tonë të prioriteteve, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për ndikimin pozitiv të financimit të BE në rajon”.

Shënim për mediat

Që nga viti 2007, IPA ka qenë instrumenti kryesor financiar që mbështet reformat në vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, pra gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, që kanë për qëllim përgatitjen e përfituesve për detyrimet e anëtarësimit në BE. Korniza ligjore e gjeneratës së dytë të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) të aprovuar në vitin 2014 ka përfunduar më 31 dhjetor 2020 dhe IPA III e re do të hyjë në fuqi me Kornizën e Re Financiare shumëvjeçare të vitit 2021-2027.