“France Football” zbulon 30 klubet më të mira në historinë e futbollit

“France Football” ka shpallur Real Madridin si klubin më të mirë në histori. Në edicionin e shkurtit, revista e famshme franceze ka renditur 30 klubet më të mira të historisë dhe dy skuadrat spanjolle janë renditur në krye.

Në editorial janë marrë  parasysh analizat e lojtarëve, audiencat e televizionit, ndjekjen në rrjetet sociale, shikueshmëria mesatare, të ardhurat, shpenzimet, vlera në treg e ekipit dhe rëndësia historike.

85 klube janë shqyrtuar deri në detajin më të vogël, ndërkohë që në listën finale mbetën 30. Skuadrat anglez dominojnë, teksa përveç Manchester United në vend të tretë, pjesë e dhjetëshes më të mirë janë edhe Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Arsenal.

  1. Real Madrid
  2. Barcelona
  3. Manchester United
  4. Bayern Munich
  5. Liverpool
  6. Juventus
  7. PSG
  8. Chelsea
  9. Man City
  10. Arsenal