Bleona kryeson klasifikimin e ”Billboard Dance”

Të shumtë janë shqiptarët që janë shprehur skeptikë ndaj karrierës muzikore të Bleona Qerretit në kontinentin tjetër. Së fundmi jo ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj.

Kënga e saj ”I don`t need your love”, është renditur e para në klasifikimet e këngëve ‘dance’ në Billboard. Kjo është një arritje për këngëtaren shqiptare, e cila për herë të parë kryeson klasifikimin ne një chart botëror.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, duke u bërë kështu pjesë e klasifikime botërore e duke lënë pas dhe emra të rëndësishëm të industrisë së muzikës si ai i Miley Cyrus apo Kelly Clarkson.