Barcelona piketon një sulmues serb për të zëvendësuar Suarezin

Barcelona është duke menduar për një sulmues në merkaton e verës, një kërkesë që ka ardhur edhe nga Luis Suarez. Mediat spanjolle shkruajnë së fundmi se katalanasit kanë evidentuar Luka Jovic si emrin ideal për të qendë zëvendësuesi i sulmuesit uruguaian.

“Bomberi” i Frankfurtit, i cili është në pronësi të Benficas po shkëlqen me skuadrën e drejtuar nga trajneri Adi Hutter teksa në këtë sezon ka realizuar 19 gola në total në të gjitha kompeticionet. Sipas mediave gjermane, Jovic ka arritur një akord me Barcelonën dhe tashmë mbetet vetëm që klubi katalan të arrijë një marrëveshje me Benficën për shumën që duhet të paguajë për të marrë shërbimet e sulmuesit serb.

Faqja e specializuar tranfermarkt e vlerëson 40 milionë euro kartonin e 21-vjeçarit, por vështirë se Benfica do ta lëshojë për më pak se 60 milionë euro lojtarin të cilin e bleu 3 vite më parë kur ishte vetëm 18-vjeç për 6,6 milionë euro.