”Unaza e Re” në 99 ditë në protestë, Balliu: Rama ka kohë deri..

Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe nga LSI.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria. “Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.

Një nga banorët u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët. ”Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99 këtë e bëjmë për t’i treguar Erion Velisë dhe G99, Elisa Spiropalit se këto janë pronë e ”Unazës së Re””.