Tirana befason në fund Kukësin, Flamurtari nuk fiton as me Luftëtarin (VIDEO)

Tirana ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Kukësit në duelin e javës së 21-të të luajtur në Kamëz. Skuadra verilindore kërkonte që të merrte me ngulm një fitore për të ngushtuar diferencën me Partizanin, por nuk ka arritur që të çajë mbrojtjen e Memës.

Bardheblutë ishin shumë solid në repartin e mbrojtjes, ndërkohë që Cungu u pendua për skemën me 5 mbrojtës, teksa ende pa u mbyllur pjesa e parë hodhi në fushë Reginaldon në vend të Krasniqit. Në pjesën e dytë Kukësi i hodhi të gjitha kartat që kishte në dispozicion, madje edhe Valdet Ramën, por goli nuk po vinte.

Në momentin që i gjithë ekipi i Cungut ishte hedhur në sulm, madje edhe Shameti, Tirana përftoi me një kundërsulm duke gjetur golin e fitores, 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Albi Doka ishte në vendin dhe në kohën e duhur për të realizuar brenda zonës, teksa u la shumë i lirë. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 7-tënë kuotën e 24 pikëve, ndërkohë që Kukësi mbetet 8 pikë larg Partizanit.

Në ndeshjen tjetër, Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim a gola ndaj Luftëtarit. Edhe pse vlonjatët dominuan ndeshjen, ata nuk arritën që të shënon. Flamurtari nuk fiton prej 3 ndeshjesh. /Rozalb Lika-Koha Jonë/