Tifozi hyn në fushë për të takuar Ronaldon, shikoni veprimin e portugezit (FOTO LAJM)

Pushtimi i fushës nga tifozët për të takuar Cristiano Ronaldon nuk është një episod i ri që ndodh në Seria A. Kampioni portugez është mësuar që veprime të tilla t’i ndodhin edhe ndaj skuadrave italiane.

Në transfertën e fundit ndaj Sassuolos të fituar 3-0, kampioni portugez ishte vazhdimisht pjesë e koreve të tifozerisë vendase, ndërkohë që njëri prej tifozëve hyri në fushë për ta takuar personalisht.

Ronaldo si në shumicën e rasteve e ka pritur me humor tifozin, i cili u mundua që ta imitonte me festimin e famshëm. /Koha Jone/