Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 10:59 Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania” UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të drejtojnë sfidën mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League, më 12 nëntor, në orën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thaçi sot si Rrahman Morina dje

Politikë E martë, 21 Shtator 2021 08:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Xhafer SHATRI

Ani se shqiptarët kanë telashe me mbamendjen, megjithatë besoj të mos i kenë harruar ngjarjet dramatike te fundviteve tetëdhjetë. Pikërisht tash tridhjetë vjet Serbia instaloi me përdhunë Rrahman Morinen si kryepar të institucioneve të Kosovës me qëllim që përmes tij të suprimonte më lehtë autonominë e saj.

Në shenjë mospajtimi me dhunën ndaj institucioneve dhe sulmit brutal mbi Kushtetutën, më 20 shkurt 1989, shpërthyen trazirat masive gjithandej Kosovës, ndërsa 1500 minatorë të Trepçës u vetëngujuan në zgafellat e errëta të minierës një kilometër nën tokë dhe filluan grevën e urisë në mbrojtje të Kosovës dhe dinjitetit të saj. Ishte gjendje lufte, kohë e gazit lotsjellës, e tankeve dhe e plumbave. Por edhe kohë e një uniteti e qëndrese kolektive të paparë ndonjëherë jo vetëm në Kosovë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me Serbinë e me Rrahmanin kishin mbetur vetëm 2 shqipfolës Sinan Hasani e Ali Shukria! Dhe përballë furisë së popullit që të tre u detyruan të zbrapsen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fundi i Rrahman Morinës dihet. Ai kur e pa atëherë këtë që nuk po e sheh Hashim Thaçi sot, se Serbisë nuk i bëhet kurrë boll, siç thonë, u përpoq me qëndru por ishte tepër vonë. Si ndëshkim atë eleminuan. Disa thonë se e vranë e disa thonë se e helmuan jeniçerët e Millosheviqit.

Mund t'ju interesojë

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

Para 19 orësh
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33

Kjo që po i ndodhë sot Kosovës është poaq e rëndë. Një person i vetëm, me emrin Hashim Thaçi, i instaluar në krye të shtetit me shantazh e vota të vjedhura, në kundërshtim me Kushtetutën po bënë pazarllëqe të pista me territorin e Kosovës. Ky me Vuçiqin sot, ashtu si edhe Rrahman Morina me Millosheviqin dje, po përpiqen t’ia imponojnë Kosovës dhe popullit të saj interesat, vullnetin dhe kërkesat e Serbisë.

Kjo është e padurueshme!

Për Rrahman Morinën thuhet se ka qenë i shantazhuar por askush nuk e ka ditur a nga gruaja apo nga shërbimi sekret ushtarak, ndërsa për Hashim Thaçin të gjithë e dinë, ky është i akuzuari i parë në Gjykatën Speciale dhe tash po dëshiron ta shpëtojë lëkurën e tij në kurriz të Kosovës dhe territoreve të saj. Ka këtu një konflikt të qartë interesi: Në emër të Kosovës po vendos një person që është peng i një procedure penale kundër tij. Asnjë popull me dinjitet nuk lejon që në emër të tij të flasë e të vendosë një vetje që është peng, pra që nuk është i lirë.

Kjo është e palejueshme!

Po thuhet se gjymtimi i Kosovës po bëhët në emër të një gjoja bashkimi kombëtar. Kjo është rrenë me bisht. Në emër të këtij sllogani demagogjik po bëhen dy gjymtime të territoreve shqiptare, po copëtohet dhe po defaktorizohet përgjithmonë Kosova Lindore, po amputohet Veriu i Kosovës me resurse jetike për vendin. Ashtu siç kamuflohej tridhjetë vjet më parë suprimimi i autonomisë së Kosovës në emër të gjoja bashkim-vëllazërimit, sot po kamuflohen përpjekjet për gjymtimin e Kosovës me gjoja presionin e Amerikës.

Kjo nuk qëndron fare. Ka 200 vjet që Amerika negocion me Meksikën për 2 ari vend që janë 0.000000000000000000000001% e territorit të SHBA-së, ndërsa Hashim Thaçi po punon që ditën për diell t’ia falë Serbisë 15% të territorit të vendit, vetëm që të mos shkojë në burg për fajet e veta.

Kjo nuk bëhet dhe nuk duhet të lejohet të bëhet.

Para tridhjetë vitesh, Kosova ani se krejtësisht vetëm dhe në gjendje shtetrrethimi nuk u dorëzua, ndërsa sot që është shtet i pavarur, i pranuar nga shtetet më të fuqishme perëndimore, pse të dorëzohet, pse të pranojë të vetëgjymtohet? çka është gjithë ky siklet, që në bisedime të fshehta dy shqiptarë me emrin Edi Rama e Hashim Thaçi të vendosin, pa u tutë e pa u skuqë, për copëtimin e Kosovës? Për Hashim Thaçin deri diku po dihet, po Edi Rama ku e ka hallin?

Për ata që dijnë diçka nuk është e panjohur se Serbia që nga vitit 2015 ka shpenzuar rreth 600 milionë euro për të blerë njerëz me ndikim gjithandej, në mënyrë që ta realizojë në paqe atë që Millosheviqi nuk arrijti ta realizonte me luftë. Historia na mëson se Serbia edhe me ndihmën e Rrahmanit, Ali Shukrisë e Sinan Hasanit ia arrijti të suprimojë autonominë e Kosovës dhe të imponojë Kushtetutën e Tankeve, por dhjetë vjet më vonë u detyrua të ikën me bishtin nën shalë nga Kosova. Ky është një mësim i freskët i historisë që nuk do të duhej ta harronte askush e sidomos ata që flasin dhe vendosin në emër të Kosovës e të shqiptarëve.

Burimi: Xhafer Shatri

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”
Para 24 minutash

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur
Para 24 minutash

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar
Para 29 minutash

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?
Para 41 minutash

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tira...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 19 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 16 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 17 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 12 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.