Striptisteje në Shqipëri: Vijnë shumë meshkuj të martuar por ne…

Prej 11 vitesh në Shqipëri ka nisur biznesi i lokaleve ku meshkujt mund të argëtohen nga striptistet. Sara është një prej tyre, e cila prej 3 vitesh ushtron profesionin e kërcimtares ekzotike.

“Me kërcimin i kam lidhjet shumë të hershme, që në fëmijëri. Kam dëgjuar për këtë punë në gazeta apo portale. Kam pasur disa eksperienca si kameriere dhe për shkak se fitohet më shumë vendosa të filloja të punoja në një lokal natën. Në fillim kisha ndrojtje, por e kalova lehtë. Shikoja si funksiononin gjërat dhe vura re që nuk ndodh asgjë e keqe. Shumë klientë dëshironin që t’i shoqëroja unë kur ishin në tavolinë dhe më lindi ideja ta provoja. Nuk ka asgjë tjetër përveç këtyre që shohim këtu”, tregon ajo në një rrëfim për emisionin “Exclusive”.