Shqipëria e gjitha në protestë: Të gjithë në Tiranë në 16 shkurt

Qytetarët e Beratit dhe Elbasanit, protestojnë sot kundër qeverisë që po ua bën jetën gjithnjë e më të vështirë. Megjithëse, falë punës së tyre, prodhimet nuk kanë munguar, fermerët dhe jo vetëm po falimentojnë. Kjo pasi sipas tyre nga ana e shtetit nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për tregtimin e tyre dhe për rrjedhojë, prodhimet nuk shiten.

Të shumtë në numër, qytetarët e Beratit i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe protestojnë në rrugët e qytetit dhe para preferkturës së Beratit. Me thirrje dhe me parulla në duar ata drejtojnë gishtin tek qeveria për gjithë këto problem që përjeton Berati dhe gjithë Shqipëria:

“Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble. Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet. Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë. Kemi më pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave. Duhet të protestojmë në Tiranë më 16 shkurt. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve të Beratit.