Rashica nuk di të ndalet, shënon dy gola spektakolar për Werderin (VIDEO)

Milot Rashica po kalon një sezon fantastik në Bundesligë. Mesfushori i kombëtares së Kosovës ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që Werder Bremen po luan ndaj Ausburgut.

Në minutën e 5-të, Rashica mori një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një shmangie të bukur arriti që të realizonte golin e avantazhit për ekipin e tij.

Werder Bremen në minutën e 27-të shënoi golin e dytë me Eggetein, por pas disa sekondash mesfushori shqiptar merr një top nga mesfusha dhe më pas shmang një mbrojtës për të lëshuar një goditje të fortë, që shkoi në cepin e portës. /R.Lika-Koha Jone/