Protesta, Basha mbledh sot aleatët

Protesta e 16 shkurtit po merr çdo ditë e më shumë vëmendje nga publiku vendas, por edhe ndërkombëtarët. Opozita po diskuton ende teknikalitetet e protestës së 16 shkurtit e paralajmëruar si radikale dhe masive përpara Kryeministrisë në orën 11:00.

Burime pranë PD saktësojnë se sot kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim në selinë blu me krerët e partive aleate, ku mësohet se do të diskutohet për masat në funksion të organizimit të protestës.

Nje gje mbetet e sigurte se 16 shkurti do te sjelle me cdo forme e mjet largimin e kryeministrit Rama.