Ministri Brendshëm: Gjyqtarët në burg për vendimin

Atentat ndaj drejtësisë dhe fyerje për gjakun e dëshmorëve të Policisë e quajti ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vendimin për dënim me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit.

“Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por edhe mua si ministër i Brendshëm, derisa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por derisa autorët e këtij akti të pashëmbullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të policisë së shtetit të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë.” – u shpreh Lleshaj.