”Kavaja”, Besa Kokëdhima: Policia e Shtetit…

Në Tiranë sot u mbaj një protestë kundër rasteve të përdhunimit. Besa Kokëdhima përmes disa postimeve në InstaStory ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Shqipëri dhe atë në Kosovë.

“Eshte DRAMATIK po ashtu rasti i 16-vjeçares në Drenas, e përdhunuar nga mësuesi e më pas nga një polic! Bëjini shembuj këta monstra që shkatërrojnë jetët e këtyre engjëjve dhe të familjeve të tyre dhe instalojnë në shoqëri tmerrin dhe përçudnimin shtazarak!”, ka shkruar Besa.

Në një tjetër postim, ajo solli imazhin e policit, që shpërtheu në lot gjatë protestës në Drenas. “Ja një polic që përfaqëson Vlerat dhe humanitetin e një policie që duam!”, shkroi Besa.

Në fund, Besa Kokëdhima ka shkruar se në radhët e policisë ka edhe njerëz të mrekullueshëm, duke shtuar “Ju përulem të gjithë juve që bëni detyrën tuaj me korrektësi humanizëm e ndershmëri, pavarësisht vështirësive tuaja”.