Fituesi i “Sanremo”-s nxit polemika, reagon edhe ministri

Italia do të përfaqësohet këtë vit në “Eurovizion” nga një këngëtar me origjinë egjiptiane. 27- vjeçari Alessandro Mahmoud fitoi festivalin ikonë të muzikës italiane “Sanremo”-s, me këngën “Soldi”.

Menjëherë pas fitores së tij, në internet shpërthyen polemikat veçanërisht për faktin se një pjesë e këngës është në gjuhën arabe.

Ndër të parët që reaguan ishte dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili shkroi në “Twitter”: “Kënga italiane më e bukur?!? Unë do të zgjidhja ‘Ultimo’, ju çfarë thoni??”.