ERTV-ja, prezantohet rubrika për njerëzit e ”padukshëm”

Kryeministri Edi Rama vijon t’i kushtojë vemendje të veçante televizionit të tij, ERTV-së. Një rubrike e re me emrin “Njerëz të padukshëm”, sapo është linçuar nga kreu i qeverisë.

“Kjo rubrikë ka për qëllim të promovojë njerëzit e zakonshëm që kryejnë punë vërtet për t’u admiruar”, shkruhet në përshkrimin e emisionit. Në transmetimin e sotëm është publikuar historia e Marinelës, një restauratore në arkivin e shtetit që kryen punon për të mbajtur “gjallë” dokumenta me vlera historike.

Në një kohë që ERTV-ja pasurohet me rubrika te reja, lufta e kryeministrit ndaj ‘pushtetit te katert’ ka nisur të përshkallëzohet edhe me iniciativa ligjore. Pasi i quajti mediat -kazan, gazetarët-kadrinj, tani ai ka propozuar edhe disa masa kufizuese ndaj mediave on-line, duke kërkuar gjobitjen, mbylljen deri në burgimin e gazetarëve.