”Dajti”, Ambasadori i BE: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokuroria

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me vendimiun e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Në një postim në Twitter, Soreca thotë se ky vendim ndaj të të pandehurit Dajti të akuzuar për vrasjen e katër policëve kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca.

Ambasadori Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.

”Dritan Dajti”, Gjonaj-Lleshaj: Gjyqtarët meritojnë burgun

Deklaratat e ministrave, PD: E liroi drejtësia e re e Ramës