Asani ironi me Kukësin pas humbjes ndaj Tiranës: Shumë ftohtë -8

Kukësi sot ka humbur nga Tirana, me rezultatin e ngushtë 0-1. Kjo disfatë e skuadrës verilindore i ka lënë pas në luftën për titull, pasi Partizani tashmë e sheh veten 8 pikë para.

Këtë gjë nuk ka lënë pa e komentuar dhe e ironizuar, lojtari i Partizanit Jasir Asani, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ngarkuar një foto me një mikun e tij, i cili ishte i mbuluar, duke mbishkruar: “Shumë ftohtë..- 8”.

Tashmë Partizani ka plot 46 pikë duke lënë Kukësin pas me 38 pikë.