A ka mësues dhe pedagogë në këtë vend?

Deputeti i LSI, Luan Rama i ka tërhequr vëmendjen pedagogëve dhe mësuesve, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në një takim me studentët në Korçë i cilësoi disa prej tyre ”sharlatanë”. Sipas deputetit, edhe pse kryeministri, dikur edhe vetë pedagog, i etiketon me gjithfarëlloj epitetesh deri në denigrim, ata prapë heshtin!

Nga Luan Rama

I fyen dhe i poshtëron, i etiketon me gjithëfarëlloj epitetesh deri në denigrim, i quan edhe sharlatanë, e ata prapë heshtin! Si ka mundësi që dikush që ka patur babanë pedagog t’i quajë pedagogët sharlatanë?! Si ka mundësi që dikush që ka qenë edhe vetë pedagog, t’i quajë pedagogët sharlatanë?!

Dhe mbi të gjitha, si ka mundësi që një armatë e tërë pedagogësh e mësuesish të heshtin, kur dëgjojnë se si Kryeministri i quan ata sharlatanë e kërkon t’i ndërsejë studentët kundër pedagogëve, njësoj si Mao Ce Duni gardistët e kuq kundër intelektualëve e gjithë të shkolluarve?!

A ka mësues dhe pedagogë në ketë vend?!…