Me 16 shkurt protesta do ketë model francez ose grek

Protesta e 16 shkurtit, ku opozita ka bërë thirrje popullit të mblidhet para kryeministrisë për të rrëzuar kryeministrin Rama, nuk do jetë e qetë. Këtë e paralajmërojnë Basha dhe Kryemadhi, të cilët po shkojnë në rrethe dhe u bëjnë thirrje qytetarëve se nuk do të jenë vetëm opozitarët, por çdo njeri i pakënaqur dhe i mashtruar nga kryeministri.

Mënyra se si flasin qytetarët para Lulzim Bashës se “për 24 orë do ta rrëzojmë Edi Ramën, por ti Luli mos i jep më dorën kryeministrit” tregon se 16 shkurti nuk do jetë si mitingjet e tjera.

Një plan sekret që ka dalë nga kanale brenda selisë së PD thotë se nuk do ketë fjalime, por rrethim të kryeministrisë nga të gjitha anët duke qëndruar aty për të mos lenë kryeministrin të futet në zyrë dhe qeverinë të funksionojë derisa të jap dorëheqjen Rama. Nëse policia përdor forcën ndaj protestuesve të cilët do tentojnë të rrethojnë kryeministrinë, atëhere nuk dihet përfundimi…

Por sot deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka zbuluar, si padashje, një skenar që duket se mbahej i fshehtë. Ai tha se protestuesit janë të lirë për skenarët francezë apo skenarin grek. Por skenari francez është me tym e flakë. Ai grek me djegie dhe luftë.

Cili skenar do jetë me 16 shkurt?

Janë shumë, por përfundimi mbetet një:largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeveri trazitore për të marrë në dorë marrjen e statusit për në BE në qershor dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e vendore në një ditë.

Natyrisht se qeveria do të jetë PS-PD-LSI, por Edi Ramën kryeministër.

Ky është motivi i 16 shkurtit.