Braimllari: Nuk ka projekt në ”Unazën e Re” pa u diskutuar me banorët e zonës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për ”INTV” foli për projektin e shumëpërfolur të Unazës së Re, si dhe planet që ka qeveria për këtë aks. Braimllari theksoi se kjo është një vjedhje e qartë e qeverisë, para të cilat do të shpenzohen për zgjedhjet. Deputeti i LSI-së ka vijuar fjalën e tij, teksa ka thënë që nuk do të ketë projekt në këtë zonë pa u diskutuar me banorët e prekur.

E para aty nuk do zhvillohet asnjë projekt pa kaluar në fazën e dialogut me qytetarët dhe pa rënë dakord institucionet e kësaj qeverie me qytetarët dhe me banorët e Unazës së Re. Tani ajo është një zonë krimi. Është një zonë krimi ku pikë së pari kërkohet të hetohet,  që kjo Donika Prela me shoqe të marrin në hetim dhe të arrestojnë zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion aty. Të krijohet besimi tek qytetarët dhe te opinioni publik.  Të bëjnë transparencë për Unazën e Re çdo marrëveshje mbi këtë projekt. Pra të ketë një transparencë dhe të ketë një projekt, i cili minimizon dëmin në raport me qytetarët. Nuk ka nevojë ajo zonë aty për një rrugë e zëmë me 14 apo 16 korsi. Prandaj shkojnë 20 milion euro një km. Sepse do t’i çojë Edi Rama xhepat e tij se i duhen për fushatë”, ka thënë Braimllari.

Ministrja e re Balluku u duk sikur mbajti një qëndrim ndryshe, qoftë edhe për nevojat e konsumit politik, doli kundër të gjithë vendimeve të paraardhësit të saj Gjiknurit. Do rishikonte çdo leje HEC-i, TEC-i dhe madje do ofronte transparencë te çdo kontratë dhe tender. Megjithatë e vetmja deklaratë e saj e çuditshme ishte fakti që projekti tek Unaza e Madhe do të vazhdojë, thjesht kësaj radhe do të ketë transparencë te procesi i tenderimit. Si e gjykoni këtë qëndrim?

E para aty nuk do zhvillohet asnjë projekt pa kaluar në fazën e dialogut me qytetarët dhe pa rënë dakord institucionet e kësaj qeverie me qytetarët dhe me banorët e Unazës së Re. Tani ajo është një zonë krimi. Është një zonë krimi ku pikë së pari kërkohet të hetohet,  që kjo Donika Prela me shoqe të marrin në hetim dhe të arrestojnë zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion aty. Të krijohet besimi tek qytetarët dhe te opinioni publik.  Të bëjnë transparencë për Unazën e Re çdo marrëveshje mbi këtë projekt. Pra të ketë një transparencë dhe të ketë një projekt, i cili minimizon dëmin në raport me qytetarët. Nuk ka nevojë ajo zonë aty për një rrugë e zëmë me 14 apo 16 korsi. Prandaj shkojnë 20 milion euro një km. Sepse do t’i çojë Edi Rama xhepat e tij se i duhen për fushatë.

Këto kërkojnë që ta zgjerojnë në maksimum Unazën e Re, me qëllim që të prishin sa më shumë banesa dhe të hapin sheshet e ndërtimit, që nesër të pastrojnë paratë e tyre.

E mbani mend shumë mirë kur u bë prezantimi i ministres së re, kur Damian Gjiknuri që do të vidhte hapur së bashku me Afrim Qendron dhe të dirigjuara nga Edi Rama, ia la detyrën me shumë dashuri dhe i tha që kam bindjen që Balluku do të vazhdojë me rrugën e zhvillimit dhe do të çojë përpara projektet. Pra e kishte fjalën për projektet e hajdutërisë.

Ne nuk kemi asnjë lloj dyshimi që këto janë të gjithë të futur në një thes, sepse këtu nuk është problemi Balluku. Këtu është problemi i filozofisë së Edi Ramës sepse ai i jep porosit. Kemi të bëjmë me një Kryeministër, i cili ka rrjepur qytetarët, që hajdutërinë e tij e ka çuar në ekstrem në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Kemi të bëjmë me një Kryeministër që është arrogant dhe i papërgjegjshëm.