Përplasja për Unazën e Re, Braimllari: Rama, hajdut, duhej të ishte në burg

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari i cili e ka ndjekur në vijëmësi çështjen e “Unazës së Re” deklaron se pas sbulimit të aferës së projektit për zgjerimin e rrugës, kryeministri Edi Rama duhej të ishte në burg.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Braimllari e akuzon Ramën si një kryeministër hajdut, i cili përmes kompanive offshore vodhi 20 milionë euro.

Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit

Edi Rama nje Kryeminister hajdut, duhet te ishte ne burg.

Edi Rama eshte mesuar vetem te vjedhi dhe te rrjepi qytetaret. Goditja qe i kane dhene banoret e Unazes se Re e kane çoroditur sepse e kane nxjerre zbuluar.

Projekti i Edi Rames eshte nje projekt hajdut. Ai nepermjet kompanive offshore vodhi 20 milion euro ne kurriz te shqiptareve.

Per Edi Ramen nuk kane rendesi qytetaret dhe pronat e tyre ai kerkon vetem te mbushi xhepat e tij ne kurriz te shqiptareve.

Sot ky Kryeminister hajdut duhet te mbylli gojen pasi duhet te ishte ne burg sepse ka vjedhur hapur qytetaret.

Me 16 shkurt te gjithe ne protest kunder hajduterise se Edi Rames.