Aksident i rëndë në Itali/ Shqiptarja në luftë me vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm zonën e Tolentinos, Macerata, Itali.

E plagosur dhe në gjendje të rëndë ndodhet një vajzë e re shqiptare.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçare shqiptare e cila është përplasur në kohën kur ishte duke kaluar vijat e bardha.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të djeshëm.

Makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 25-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia.

Shqiptarja ndodhet në gjendje të rëndë spital, pasi ka marrë plagë në kokë. Mjekët ende nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e saj.