Hoxha: Dosja “339” u mbyll me ikjen e Xhafaj, pse Prokuroria nuk finalizon hetimin?

Gazetari, Artan Hoxha, nuk sheh asgjë të re në artikullin e VOA-s për dosjen “339”. Jehonën e madhe që pati në vend, ai e sheh tek fakti se publikimi u bë te Zëri i Amerikës dhe pse nga gazetarë shqiptarë të kronikës.

Artan Hoxha: Të gjithë mundohen ta kamuflojnë historinë se po e jep Zëri i Amerikës. Në fakt janë kolegët tanë gazetarë. Janë të gjithë ato përgjime, indicie për të shkuar te prova. Çfarë nuk ka aty.Më shqetëson se si është e mundur që për ka kohë, hetimi ka filluar në 2016, dhe prokuroria ka ndalur te veprimet deri në momentin që ishte Fatmir Xhafaj Ministër. Të nesërmen që iku Fatmir Xhafaj veprimet për atë dosje kanë ndaluar, janë ndërprerë.

I ftuar në Ora News, Hoxha  shpreh shqetësimin se pse prokuroria nuk finalizon hetimin.

Artan Hoxha: Ka pasur ndryshime të ligjit për pjesën e medias. Është bërë një takim para një muaji e gjysmë dhe aty na është bërë e qartë se cilat informacione përbëjnë sekret hetimor, cilat janë sekret shtetëror.Po ashtu na njoftuan se nëse një reporter apo gazetar vihet në dijeni që një shkresë e caktuar përbën sekret atëherë ai është koshient për pasojën që rrjedh për shkak të publikimit të asaj shkrese.Prokuroria ka të drejtën e saj të hetojë.  Mua më shqetëson fakti pse prokuroria nuk finalizon hetimin por shpërndan fleta lart e poshtë, shpërndan përgjime.

Hoxha thotë se edhe vetë Dako nuk ka mohuar përgjimet, problemi është se organi i akuzës nuk ka qëndruar vendnumëro.

Artan Hoxha: Hetimi për Dakon që në 2017 kur ka dalë në përgjime. Dako nuk e ka mohuar.Kjo ka të bëjë me çështjen morale.Prokuroria  gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur shansin dhe mundësitë të provojë implikimin e Dakos. Kemi parë nofka si “xhuxhi”. Më rezulton se janë disa persona për të plotësuar këtë nofkën.