Valencia e Sevilla në gjurmët e sulmuesit shqiptar

5 gola në 15 ndeshje janë shifrat e Rey Manaj këtë sezon tek Albacete, një paraqitje pozitive e cila ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha europiane. Pak ditë më parë ishin mediat italiane të cilat flisnin për një interesim të dy klubeve gjermane, Hanover e Shtugart por Menaj mund të qëndrojë në futbollin spanjoll, pasi në skenë kanë dalë dy ekipe si Valencia e Sevilla, të cilat me sa duket i ka bërë përshtypje rendimenti i Manaj.

Mosha e tij e re, 21-vjeç, por dhe “nuhatja” që Manaj ka për golin, ka bërë që dy gjigandët e futbollit spanjoll të ndjekin me interes ecurinë e sulmuesit të përfaqësues shqiptare. Albacete është në garë për të siguruar një vend në elitën e futbollit spanjoll, ku një rol përcaktues ka pasur dhe Manaj.

Në fund të sezonit, e ardhmja e sulmuesit lushnjar mund të marr një tjetër rrjedhë, gjithnjë nëse vijon të ketë një marrëdhënie të mirë me golin.