Braimllari: Ja pse do të ngrihen qytetarët në protestë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, tha se qytetarët duhet të ngrihen në protestë për të rrëzuar krimin në pushtet.

Ai tha se sot qytetarët po shohin një kryeministër që është renditur në krahë të krimit kundër qytetarëve.

“Kemi një kryebandit një kryekriminel që drejton një qeveri. Nuk po them që Edi Rama ka vrarë njerëz, them kryekriminel se Edi Rama bashkëpunon me kriminelët. Ky njeri ka bashkëpunuar me ata në fushatë. E fitoi zgjedhjet duke thënë se fajin e ka LSI. Vetëm Rama nuk ka përgjegjësi. Edi Rama është në panik, ai po përmirëson cilësinë e vjedhjes së familjarëve të tij. Hoqi disa drejtorë që janë të lidhur drejtpërdrejtë më familjarët e tij. Vijmë në këtë protestë pas një sërë protestash të organizuara nga opozita. Kemi të bëjmë me një kryeministër antikombëtar, një kryeministër që papunësinë e ka kaluar në ekstrem, ka rritur taksat”, tha Braimllari.