Aksident i rëndë në Maqedoni, 11 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën Gostivar-Kërçovë. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ndërprerjes së qarkullimit për gati dy orë, trafiku i është rikthyer normalisht qarkullimit.

Në aksident janë përfshirë një minibus dhe dy makinat të pasagjerëve. Ndërkohë raportohet se një shtetas ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Klinikën e Shkupit.