Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar. Makina e tij shpërtheu në flakë (Video+Emri)

Një aksident i rëndë autombolistik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Agazanna të Italisë, ndërsa sipas mediave lokale viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç.

I riu me origjinë shqiptare udhëtonte me një makinë Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga. Fuoristrada shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën kështu 22-vjeçarit shqiptar.

Në makinë ndodhej edhe një person i dytë, i cili ka shpëtuar dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mediat italiane raportojnë se ai është gjithashtu 22 vjeç, por nuk bëjnë të ditur asnjë informacion tjetër rreth tij.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesnatën mes të premtes dhe së shtunës. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja.

Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në automjet. Autostrada u mbyll për disa orë deri në normalizimin e situatës. Mediat lokale thonë se shqiptari Klodian Murrizi jetonte në zonën e Gossolengo.

/FAXWEB.AL