Barcelona më në fund ka arritur që të transferojë zyrtarisht mesfushorin e Ajax-itFrenkie De Jong. Klubi ka publikuar marrëveshjen në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. De Jong kishte muaj që përflitej për një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por ai ka zgjedhur Barcelonën.
“Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do t’i bashkohet klubit katalanas më 1 korrik të 2019,” shkruan Barcelona në faqen zyrtare.
Kosto e operacionit është 75 milionë euro, plus 11 milionë në bonuse të ndryshme. Lojtari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2024.”
What you’ve all been waiting for… pic.twitter.com/gDE1mujMLF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 23, 2019