Vdes në moshën 32 vjeçare komediani amerikan

Ka vdekur në moshën 32 vjeçare komediani amerikan Kevin Barnett.

Ai ishte i njohur për bashkë-krijimin e serisë së Fox, Rel dhe shkruajti komedi televizive përfshirë Broad City.

Barnett ishte me pushime në Meksikë kur vdiq dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tonë Kevin Barnett,”-tha agjencia e tij UTA, në Twitter. “Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm.”

Në postimin e fundit në Instagram të Barnett, ai shihet në Meksikë.