Turizëm i përbashkët me Malin e Zi

Shqipëria dhe Mali i Zi do rrisin bashkëpunimin në fushën e turizmit, kryesisht dhe resortet e skive. Për këtë arsye dy Ministritë e linjës kanë rënë dakord për të dalë me oferta të përbashkëta sa i takon paketave dimërore.

”Oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pothuajse tashmë të jetë e rakorduar edhe të ketë një dakordërsi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”,-tha ministri Klosi.

Ministri vuri në dukje objektivin e Ministrisë që drejton për të përfshirë Shqipërinë në ofertën e përbashkët turistike të rajonit.