Skënderbeu transferon zyrtarisht mesfushorin malazez, Idriz Toskic

Skënderbeu bën goditjen e radhës në merkato. Skuadra korçare ka ka kompletuar transferimin e Idriz Toskic. Ai ka firmosur kontratën që e lidh për 1 vit e gjysmë futbollistin me klubin bardhekuq.

Toskiç ka mbërritur ditën e martë në Korçë, ndërkohë që sot (e mërkurë) u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit.

Malazezi luan në qendër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit.