Silva Caka: Gent Cakaj si Haxhi Qiri

Nga Silva Caka*

Ngjashmëria e Edi Ramës me Haxhi Qamilin (Haxhi Zjarrmin) është shumë e madhe, duke filluar nga kofsharët (brekushet) e deri tek komiciteti që e karakterizon në çdo veprim.

Delegimi i funksionit të Ministrit të Jashtëm tek adjutanti i tij Gent Cakaj, është një veprim sa i palejueshëm kushtetueshmërisht, aq edhe i papërgjegjshëm dhe komik; ekzaktësisht si vendimet e Haxhi Qamilit!

Meqënëse Gent Cakaj ka lexuar shumë, shumë më shumë se të gjithë gazetarët të mbledhur bashkë (cit. Haxhiu Kadri Qamili), duhet t’a dijë mirë se Haxhi Qiri ka qenë një nga 2 adjutantët e Haxhi Qamilit.

Mbaj parasysh Gent se Haxhi Qamili, përpara se të varej më 16 gusht, vari të gjithë shokët e tij, me shpresën se do shpëtonte vetë.

Deri tani, Haxhi Qamili i kohëve tona, ka treguar se lëshon çdo shok me të cilin ka ndarë paligjshmëritë e “krevatit qeveritar”.

Seç kam një parandjenjë që ti nuk do bësh përjashtim!

*Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim