Sarri nuk heq dorë nga Hysaj, bën gati super ofertën për ta rrëmbyer

Chelsea nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Elseid Hysaj, teksa së fundmi sipas “The Mirror” po mendon që të ofrojë 50 milionë euro. Maurizio Sarri kërkon që të ribashkohet me mbrojtësin shqiptar, me të cilin ka punuar edhe më parë tek Empoli dhe Napoli. Humbja e fundit ndaj Arsenalit, ka vendosur në dyshim edhe të ardhmen e kapitenit Azpilikueta, i cili nuk e ka bindur strategun italian.

Hysaj është një nga mbrojtësit më të spikatur në sezonin e fundit te Napoli, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha. Chelsea kërkon që ta huazojë shkodranin deri në fund të sezonit dhe më pas të blejë kartonin e plotë të tij.

Hysaj është në sezonin e katërt me Napolin, që e bleu 4,5 milionë euro nga Empoli. Ai fiton 1,8 milionë euro në sezon. /Koha Jone/