Sadiku premton: Dërgoj Luganon në Europa League

Edhe pse një vit e gjysëm larg Lugano, Armando Sadiku duket se nuk është larguar kurrë nga bardhezinjtë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë pas eksperiencën aspak pozitive te Legia Warsaw dhe te Levante, duke zgjedhur Luganon si skuadrën për të rilindur.

“Unë nuk jam në 100% tim, por para debutimit ndaj Thun janë ende dy javë. Është e rëndësishme të stërvitem mirë dhe të bëhem gati për të zbritur në fushë. Çdokush që më njeh e di se unë jam ambicioz dhe unë gjithmonë jap 100%. Këto gjashtë muaj dua që të jenë një trampolinë, e të kthehem në nivelet më të larta të mundshme. Për të patur sukses nuk duhet të dështoj me ngjyrat bardhezi. Dy vjet më parë, kemi bërë histori duke u kualifikuar në Europa League dhe unë besoj ende në këtë, sepse në kampionat jemi në vendet e larta, por do luftojmë edhe në Kupën e Zvicrës.“-përfundoi sulmuesi.

Sadiku u transferua në Zvicër nga Levante në formulën e huazimit.