Rruga ”Ismail Qemali” në Kamëz, Meta: Meriton nderim të pakufijshëm

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së figurës së Ismail Qemalit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të themeluesit të shtetit shqiptar në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz. Në ceremoninë e vendosjes së emrit të rrugës, Kreu i Shtetit shoqërohej nga kreu demokrat i Bashkisë, Xhelal Mziu.

Postimi i plotë

Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz. Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione.