PSG fiton në Kupë, por Neymar del nga fusha mes lotësh pas dëmtimit (VIDEO)

PSG ka fituar pa shumë vështirësi 2-0 sonte në mbrëmje ndaj Strasburgut m gola të shënuar nga Cavani në minutën e 4-t dhe nga Di Maria në minutat e fundit.

Gjithsesi nuk ka vetëm lajme të mira për parizienët, pasi Neymar ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilie duke dalë nga fusha në minutën e 63-të mes lotësh.

Sulmuesi brazilian vendosi keq këmbën në terrenin e fushës pas një ndërhyrje dhe më pas ndjeu shumë dhimbje. /Koha Jone/

`