“Pse vijon protesta?”/ Rama-studentes: Mbyll FB, do të akuzojnë

Protesta e studentëve, të cilët paralajmërojnë edhe hyrje në grevë urie, është kthyer në fokus të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi në kuadër të bashkëqeverisjes, ku një studente ekselente përgëzonte kryeministrin për mbështetjen që u ofronte të rinjve, Rama i sugjeroi asaj që të mbyllte rrjetet sociale pasi mund të binte pre e sulmeve dhe të akuzohej si freshiste.

Ai theksoi se në ‘Facebook’ dhe Instagram ka persona që paguhen për të sulmuar.

Studentja ekselente: Faleminderit zoti kryeministër që bëni kaq shumë për studentët. Nuk e kuptoj se pse ata studentë vazhdojnë ende protestën. Por nuk dua që t’i futem asaj çështje.

Rama: Mos fol për ta se do të akuzojnë se je e FRESH. Ja që tani do nisin, madje mbyll rrjetet sociale. Janë ca bullsa në instagram dhe facebook që paguhen të sulmojnë studentët që flasin njerëzisht. Nga protesta e studentëve na është dhënë mundësi e madhe që të shohim të gjitha vendet e punët në administratë, të cilat do të vihen në dispozicion për studentët ekselentë.