Protesta/ PD delegon deputetët në rrethe për organizimin, Paloka: Shqiptarë ngrihuni!

Pasditen e sotme Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje për organizimin e protestës së paralajmëruar në 16 shkurt. Në përfundim nënkryetari Edi Paloka në një prononcim për mediat u shpreh se ‘Protestë dhe reagim. Në rast se qytetarët nuk reagojnë, cdo gjë do të shkojë keq e më keq. Vijon vjedhja dhe rritja e taksave. Kështu që qëllimi është që ti thërrasim, kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe protestojë kundër Ramës dhe do të vijojë që të tallet. Nëse nuk ngrihemi ne, atëherë ai do të vijojë që të tallet me ne dhe ne do të vijojëm të shkojmë keq e më keq.

Ambasadori i BE deklaroi hapur dy javë më parë se lufta ndaj krimit ka mbaruar. Madje edhe ajo që kishte filluar me ‘Forcën e Ligjit’ tani është ndërprerë, edhe për këtë pjesë shqiptarët duhet të ngrihen. Ne prisnim që në qershor të hapeshin negociatat, ambasadori me këtë regjim ku jemi, as negociata nuk do të ketë dhe cdo gjë do të shkojë keq e më keq. Shqiptarët ti bashkohen opozitës për të gjithë hallet dhe problemet’.