Protesta, emrat e deputetëve të PD-së të deleguar në rrethe

Opozita e madhe ka nisur punën për organizimin e protestës, e cila do të kulmojë më 16 shkurt. Për këtë, Partia Demokratike do të dërgojë disa deputetë dhe anëtarë të kryesisë në qytete të ndryshme të vendit për të mobilizuar qytetarët.

Në Tiranë, të deleguar janë zgjedhur Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi. Organizimi i qytetarëve të Fierit i është besuar Enkelejn Alibeajt, ndësa delegate i Shkodrës do të jetë Flamur Noka.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD-së është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho. Vendimi për organizmin e protestës në u mor dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së re të PD dhe synimi është rrëzimi i qeverisë.