Për Ramën ka filluar numërimi mbrapsht

Nga Nora Malaj*

Forca juaj qëndron të rrënjët e thella që ju keni, qëndron te modeli me i mirë që ju jeni. Jeni  modeli i familjeve shqiptare që e duan fort vatanin. Jeni modeli që respektojnë burrin, por duan fort dhe gruan. Jeni modeli i familjes shqiptare që doni fëmijët dhe e kuptoni që e ardhmja nuk mund të mbahet peng nëse ne sot do të jemi patriotë dhe patriotizmin do ta shohim te zemra që rreh.

Miqtë e mi, Kamza është vendi i parë që tregoi se si bëhet integrimi i të gjithë vendeve që erdhën për një jetë më të mirë pas viteve ’90 dhe ju fituat integrimin e parë në mes të shqiptarëve. Tani është momenti i dytë që ti japim këtë model familjes së madhe shqiptare për të treguar që ne shqiptarët betohemi që sot që nga Kamza, të fillojmë numërimin mbrapsht për ti thënë Edi Ramës ik se ti nuk je burrë, ik se ti s’e meriton.

Askujt nuk mund ti dhurohet pushteti siç iu dhurua Edi Ramës, por askush nuk mund të na mbajë ne peng, pasi ne sot jemi forca e fjalës, forca e dashurisë, forca e misionit, e para për t’iu siguruar pensionistëve një pleqëri dinjitoze.

E dyta, për ta jetuar jetën si një moment shumë të rëndësishëm që s’mund ta marri peng askush. E treta, për të rregulluar ekonominë e vendit tonë, sepse nuk e meritojmë të quhemi skllevër të kohës moderne. Dhe e fundit, për ti thënë cilitdo se Shqipëria është e shqiptarëve dhe të gjithë ata që dëmtojnë idealin e shtëpisë tonë, janë tradhtarë të kombit.

Sot filloi protesta e parë. Në datën 16 shkurt, ne do bëhemi 4 milionë shqiptarë që do vijnë nga diaspora për të kuptuar se atje ku rreh zemra e një burri, atje ku tundet dora e djepit të një nëne, atje ku merret peng e ardhmja e fëmijëve, nuk ka vend askush që ti trajtojë shqiptarët si vasalë në vendin e tyre.

Faleminderit dhe unë besoj që do të nisim një marshim të madh drejt familjes evropiane për rrëzimin e këtij burreci, se nuk dua ta quaj as diktator, se nuk e meriton.

*Fjala e deputetes së LSI-së, Nora Malaj në takimin me strukturat e LSI në Kamëz.