Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Mbështesim bojkotin e studentëve

Një tjetër Asamble e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i bashkohet Asambleve të disa fakulteteve të tjerë në mbështetje të protestës së studentëve. Në një deklaratë për mediat, pedagogët kërkojnë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, si dhe ndalimin e gjuhës denigruese të kryeministrit Edi Rama ndaj stafit akademik.

Deklarata e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

  1. Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre;
  2. Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash;
  3. Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e v.k.m-ve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare;
  4. Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës;
  5. Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryemistri Rama për figurën e pedagogut.

Studentët nisin protestën në rrugë, gjuajnë me vezë Kryeministrinë (FOTO)