Monika Kryemadhi bën thirrje për protestën e madhe: Le ta rrëzojmë këtë qeveri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave që do organizojë opozita.

Nga Kamza, ku mbajti një takim me stukuarat e LSI-së, Kryemadhi tha se “kemi nevojë për të përmbysur këtë sistemin që e ka kthyer vendin në diktaturën e krimit dhe drogës”.

“Banorët e Kamzës janë njëlloj Rama dhe deputetët që janë në Kuvend. Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit.monaa

Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritetit. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sitëm që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve.

Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytetet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”, u shpreh ajo.