Kupa ndryshon kalendarin e Superiores për javën e 19-të

Java e 19-të e Kategorisë Superiore, do të luhet në tri ditë, duke filluar që nga e premtja, me super sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, por ditën e sotme, është bërë një tjetër ndryshim.

Duke marrë parasysh se takimi i sotëm mes Tiranës dhe Flamurtarit u shty për nesër, është zhvendosur edhe takimi për vlonjatët në fundjavë, që ishte parashikuar ta luanin ditën e shtunë.

Kështu, Flamurtari, transfertën me Teutën do të luajë 24 orë më pas, pra të dielën e 27 janarit. Më poshtë, java e plotë.

NDESHJET

Të premten

Skënderbeu-Partizani | 18:00

Të shtunën

Kukësi-Laçi | 14:00

Të dielën

Luftëtari-Kastrioti | 14:00

Tirana-Kamza | 17:00