Ish e dashura e Emiliano Sala-s: Nuk ishte aksident, hetoni mafien e futbollit

Ekipet e shpëtimit kanë nisur sot kërkimet për të gjetur gjurmë nga rrëzimi i avionit të sulmuesit Emiliano Sala. Ish e dashura e tij, Berenice Schkair ka hedhur akuza mbi avionin e rrëzuar ku ndodhej dhe lojtari argjentinas.

“I pabesueshëm fakti që kanë ndërprerë kërkimet pikërisht në momentin që u gjetën mbetjet e para. Hetoni mafien e futbollit, sepse unë nuk besoj se ishte aksident”, shkruan ajo në Twitter.

Ndërsa në Instagram shkruan fjalë të ndiera për ish-partnerin e saj:

“Nuk arrij ta heq mendjen nga ti, Emi. Jeta mund të ndryshojë në një sekondë, jemi thjesht pluhur në këtë univers. Pse i ndodhin gjëra të tilla një njeriu kaq të mirë dhe tërheqës, me projekte dhe i përkushtuar? Ju lutem, mos hiqni dorë së kërkuari!”